Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.
Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi e ka komentuar humbjen e sontme nga “Furia e Kuqe”.
“Besoj se filluam ndeshjen mirë e morëm një gol nga gabimi ynë sepse ishte një supergol sepse duhet vetëm t’ia urojmë sepse ndoshta patëm pak vonesë, por faktikisht ndodhin me këso skuadra dhe këso lojtar që kur nuk reagon në kohën e duhur të dënojnë”, ka thënë Muriqi.
“Morëm golin tjetër pas disa minutave dhe ajo na pengoi ta vazhdojmë lojën tonë, por nëse arritëm të shënojmë, vazhduam mirë, por filloi lodhja sepse ishim duke e njekur topin por besoj se ishte një ndeshje edhe për neve si eksperiencë, do donim një rezultat të bënim histori sonte”, deklaroi sulmuesi nga Prizreni. /FrontOnline/