×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Murati ua kërkon komunave veriore borxhin 12 milionësh të rrymës

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2023

    Qeveria e ka miratuar kërkesën e KOSTT-it për mbështetje financiare pas problemeve të tyre me likuiditet.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë që shuma e papaguar nga këto komuna do të bartet në thesar dhe do të ekzekutohet si pagesë ndaj KOSTT-it në emër të borxhit të akumuluar.

    “Nga KOSTT-i sivjet kemi pranuar disa kërkesa për mbështetje financiare dhe më e fundit ishte para dy ditësh që e kemi pranuar  për shkak se ndërmarrja ka problem me likuiditet dhe rrezikohet nga  ndëshkimet si rezultat i devijimeve të energjisë elektrike në rrjetin evropian të  transmisonit, devijime këto që vijnë për shkak të katër komunave në veri”, ka thënë Murati në Mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

    “Si qeveri kemi thënë që energjia elektrike është shpenzuar në këto komuna duhet paguar nga ata që e shfrytëzojnë dhe pavarësisht devijimeve do të konsiderohet borxh”.

    “Marrë parasysh që energjia elektrike është shpenzuar nga qytetarët që jetojnë në këto katër komuna është më se e drejtë që edhe barra për pagesën e këtij borxhi t’u takojë atyre”.

    “Në mënyrë që të paguhet një pjesë e këtyre borxheve kemi kërkuar nga katër komunat veriore që ta deklarojnë buxhetin e tyre si kursim përfshirë edhe Fondin Zhvillimor të Mirëbesimit që tashmë është i alokuar në këto komuna dhe këto mjete, pra paratë e këtyre katër komunave veriore do të përdoren për të shlyer një pjesë të borxhit ndaj KOSTT-it më konkretisht kontributi i secilës komunë me shlyerjen e një pjese të borxhit të rrymës së devijuar dhe papaguar është si vijon: Mitrovica e Veriut 6.5 milionë euro, Zveçani 1.1 milion euro, Zubin Potoku 1.6 milion euro, Leposaviqi 2.6 milionë euro”.

    “Shumta totale, pra 11 milionë e 880 mijë euro milionë e mjeteve merret nga këto komuna dhe bartet në thesar për t’u ekzekutuar si pagesë ndaj KOSTT-it  në emër të borxhit të akumuluar ndaj ENCOE-së për devijimet e shkaktuara në katër komunat veriore të vendit

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Misioni i KFOR’it ka mirëpritur garancitë e fundit që i janë dërguar nga Qeveria Kurti për mosdërgimin e FSK’së në Veri. Në...
    Lajme10 Janar 2025
    Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka komentuar për FrontOnline në lidhje me listën e zezë të paralajmëruar nga SHBA për Ballkanin Perëndimor. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë....
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    MCA Kosova sot mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për dizajnimin dhe dërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak ditë para se ta përfundoi mandatin e tij si president i...
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.