Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje,Hekuran Murati, ka dhënë detaje rreth asaj që ka ndodhur para pak çastesh në seancën plenare në Kuvend, ku shihen deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje duke u shtyrë me shefin e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashin.
Ai ka thënë se nuk ka pasur përplasje, por se vetëm ka qenë një situatë e tensionuar.
“Nuk ka pasur perplasje. Ishte një situatë e tensionuar sepse deputetët e LDK-së nuk po lejonin deputeten Bogujevci që të përfundonte fjalën, dhe disa prej nesh ndërhymë që të qetësonim situatën”, ka thënë Murati për Front Online.