×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati takon zëvendës-Kryeekonomistin e Bankës Botërore, diskutojnë për potencialin ekonomik të Kosovës

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Në vijim të takimeve me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, ministri i Financave, Hekuran Murati, u takua me zëvendës Kryeekonomistin e Bankës Botërore, Ayhan Kose.

    Nga MFPT theksojnë se tema e diskutimit ishte zhvillimi ekonomik i vendit dhe shfrytëzimi i potencialit që ka Kosova për përshpejtim të rritjes ekonomike. Më tej në takim u diskutua edhe për investimet aktuale në sektorin e energjisë si dhe reformat afatgjata që aktualisht po bëhen nga qeveria, përfshirë edhe pakon e fundit të reformave të dakorduar me BE-në në kuadër të Planit të Rritjes.

    Gjatë diskutimit u këmbyen ide edhe për mobilizimin e investimeve në sektorin privat, duke mundësuar qasje më të mirë në financa, ku me theks të veçantë u fol edhe për dritaren e sapokrijuar për Investime të Diasporës.

    Kose e vlerësoi pozitivisht performancën ekonomike të Kosovës përkundër sfidave globale, duke rikonfirmuar se vendi ka potencial për përshpejtim të mëtutjeshëm të rritjes ekonomike, thuhet tutje në kumtesë për media.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Ejup Maqedonci ministër i Mbrojtes me urgjencë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të anulohet vendimi i Ekzekutivit përmes së cilit...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar varrin e babait të tij, në ditën kur do ta festonte ditëlindjen. I shoqëruar nga...
    Kronika25 Tetor 2024
    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se ai ka kryer veprën...
    Të tjera
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti po i mbron të korruptuarit e po i përndjek gazetarët. Ajo tha...
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj,  për FrontOnline, thotë se VV dhe Qeveria Kurti, me mos pjesëmarrjen në seancat e Kuvendit të Kosovës,...
    Kronika25 Tetor 2024
    Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë pasi që e njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare ka ofenduar dhe kanosur viktimën...
    Kronika25 Tetor 2024
    Një person është arrestuar dje për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”. Policia bën të ditur përmes raportit 24 orësh se...
    Lajme25 Tetor 2024
    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, thotë se mos pjesëmarrja e VV-së në seancën e sotme, tregon papërgjegjësinë e...
    Bota/Rajoni25 Tetor 2024
    Në orën 03:00 të mëngjesit, në datën 27 tetor, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke shënjuar kështu fillimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.