×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: S’janë shpenzuar 31 milionë euro për karburante, por 10.47 milionë

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratës së dhënë nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami se Qeveria Kurti i ka shpenzuar 31 milionë euro për karburante.

    Murati tha se deklarata e Bajramit është e pavërtetë, pasi sipas tij, shpenzimi i karburantit për automjete për vitin 2023, për nivelin qendror dhe lokal është 10.47 milionë euro.

    “Kjo është e faktuar edhe në raportin vjetor financiar të miratuar e dorëzuar në Kuvend.  Duhet theksuar se shumica e këtij shpenzimi shkon për flotën e automjeteve të policisë dhe të FSK-së”.

    “Raportimet se shpenzimi për karburante të veturave për vitin 2023 është 31 milionë euro është i pavërtetë, dhe i pasaktë”, tha Murati.

    Tutje, ai tha se shifra prej 31 milionë euro që është përmendur nga Raporti Vjetor i Auditimit “mund të jetë përmbledhje” që përmban edhe shumat që janë shpenzuar për naftë për ngrohje ose dru zjarri për ngrohje, por s’ka të bëjë me shifrën që është shpenzuar për karburant për automjete.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti para tri ditësh tha se kryeministrat e republikave demokratike nuk formojnë asociacione komunash meqë kjo duhet të vijë nga...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se do të protestojë më 14 nëntor në ora 11:00 para Ministrisë së...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me Këshilltarin Federal të Zvicrës dhe Kryesuesin e Departamentit për Çështje Ekonomike të Arsimit dhe...
    Të tjera
    Lajme01 Nëntor 2024
    Nesër pasdite Partia Demokratike e Kosovës do ta mbajë Konventën “për Bedri Hamzën kryeministër”. PDK-ja njoftoi se konventa do të mbahet në...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po vazhdon t’ia numëroj dështimet në realizimin e premtive që dha dikur kryeministrit, Albin...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në një fshat të Leposaviqit, pasi që me vete kishte një pushkë gjuetie me municion. Ndërsa gjatë kontrollit...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve Paga dhe Shtesa...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Jeta Statovci, deputete e partisë “GUXO”, ka pasur një interpretim optimist mbi gjetjet e Raportit të Progresit të Bashkimit Evropian, që u...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Sa herë del në media, Florin Krasniqi, ish-deputet i VV-së, bën deklarata të forta kundër ish-partisë së tij, të cilën edhe e kishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.