Ministri i Financave, Hekura Murati, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet është përballur me pyetje e kritika nga opozita lidhur me rritjen e tatimit në pronë, raporton Front Online.
Ai pranë deputetëve ka dalë me një propozim.
Murati propozoi që tu falën 100 eurot e para çdo tatimpaguesi të pronave.
“Ministria e Financave nuk mund t’i informoj të gjithë qytetarët, është dashur komunat që t’i informojnë. Ke një kërkesë nga deputetë që duhet të shkelet ligji, pse nuk është sjellë me herët, por është sjellë më vonë. Ministri i Financave çka mund të bëjë është ta ndryshoj ligjin, keni mundur që edhe ju ta ndryshoni si nismë ligjore. Si ministri ne po e ndryshojmë ligjin, si ministër do të sugjeroja që të gjitha komunat le t’ua falim 100 eurot e para për secilin tatimpagues, a jeni për ta përkrahur këtë. Kërkesa e juaj është që edhe milionerët që të mbështetën”, tha Murati.
Nga ky propozim ministri Murati tha se përfitojnë mbi 500 mijë qytetarët të cilëve u mbulohet komplet fatura./Front Online/