Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka pasur kritika për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili siç ka thënë ai nuk ka asgjë për rimëkëmbje, raporton Front Online.
“Projektligji nuk ka asgjë për rimëkëmbje ekonomike. Projektligji i ka vetëm gjashtë faqe. Shumica e qytetarëve nuk e dinë se çfarë përmbanë ky projektligj”, ka thënë ai”
Sipas tij, është e vështirë të bëhen amandamente për një Projektligj që nuk ka asgjë për rimëkëmbje.
“Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk ka të bëjë me rimëkëmbje. Ne i kemi thënë Qeverisë se pse nuk po i ndihmon qytetarët. Ata vazhdimisht vijnë me kërkesa të reja”, ka thënë ai.