Ministri i Financave Hekuran Murati ka pritur në takim Ambasadorin e Ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves duke i uruar mirëseardhje dhe përgëzuar atë për misionin e ri diplomatik.
Gjatë takimit, Ministri Murati prezantoi disa nga prioritetet qeverisëse dhe masat e ndërmarra nga MFPT në realizimin e këtyre objektivave.
Ndër të tjera, u përmendën masat për punësimin e të rinjve, të grave dhe grupeve të cënueshme të shoqërisë, si dhe politikat për luftimin e ekonomisë jo-formale dhe korrupsionit.
Nga ana e tij, Ambasadori Hargreaves përgëzoi Ministrin për punën e bërë deri më tani veçanërisht në arritjen e stabilitetit fiskal dhe menaxhimin e financave publike.
Diskutimi vazhdoi me shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim ekonomik, përfshirë investimet në infrastrukturë dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Të dyja palët theksuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar duke potencuar vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen./Front Online