Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka pretenduar se këtë po e shohin në të gjitha sektorët.
“Numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës. Këtë e shohim pothuajse në të gjithë sektorët – duke filluar nga shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme, e deri te bujqësia”, ka shkruar Murati të dielën.
Më tutje, ai ak thënë se do të lansohet një instrument i ri që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshme të investimeve të mërgatës në Kosovë.
“Sepse bashkatdhetarët tanë e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj”, ka deklaruar Murati.