Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka komentuar aktakuzat e ngritura nga Gjykata Speciale, raporton Front Online.
Ai ka thënë se këtë Gjykatë e ka kundërshtuar gjithmonë Vetëvendosje, dhe se nismat për ta shfuqizuar këtë Gjykatë nuk kanë qenë të sinqerta.
“Shtyrja përpara e Gjykatës Speciale ka qenë qëllim e Serbisë. Këtë e ka thënë edhe Vetëvendosje, e me këtë pajtohen edhe ata që nuk e kanë votuar. Tani si mund të shfuqizohet një amandamet që është votuar me dy të tretat e dyfishta. Vetëvendosje ka kundërshtuar shumë gjëra, ato është dashur të kundërshtohen”, ka thënë ai në Debat Plus.