×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Miti se me qeveritë e kaluara rriteshin pagat për të gjithë, ka rënë përfundimisht

    FrontOnline
    12 Tetor 2024

    Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka quajtur propagandë ‘zhurmën’ e opozitës se nuk ka pasur rritje të pagave në Qeverinë Kurti.

    Duke iu referuar raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Murati bën krahasimin e tri vjet qeverisë së Albin Kurti, me shtatë vjet të tjera nga qeveritë e mëparshme, njofton Klankosova.tv.

    Ai thotë se për shtatë vjet rritja e pagave ka qenë 94 euro, ndërsa në Qeverinë Kurti për tri vjet, 104 euro.

    “ASK dje ka publikuar pagën mesatare për vitin 2023 në Kosovë. Grafikoni më poshtë paraqet pagën mesatare bruto nëpër vite, përfshirë edhe vitin 2023, të publikuar nga ASK. Ajo çfarë vërehet është se: Paga mesatare bruto, për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe privat, në 3 vitet e fundit është rritur për 104 euro, përderisa në qeverisjet e kaluara për 7 vite ishte rritur vetëm 94 euro.  Rritja më e madhe e pagës mesatare ka ndodhur në vitet 2023 me 9.4% dhe 2022 me 7.6%, pra dy vitet e Qeverisë Kurti. Kjo demanton gjithë propagandën që kemi dëgjuar lart e poshtë nëpër studio televizive nga opozita, duke thënë se s’ka pasur rritje të pagave”, shprehet ministri në Facebook.

    Ndër të tjera, ai shton se ‘Miti se me qeveritë e kaluara rriteshin pagat për të gjithë, bie përfundimisht. Përderisa është e vërtetë se në vite të caktuara kishte pasur rritje të pagave në sektorin publik me vendime në kohë fushate zgjedhore, të dhënat e dëshmojnë se kjo rritje ishte bërë në kurriz të sektorit privat. Kjo gjë shihet qartë në vitin 2014, kur pagat në sektorin publik ishin rritur me vendim qeveritar gjatë fushatës, mirëpo mesatarja në tërë ekonominë, përfshirë sektorin publik dhe privat, ishte rritur vetëm 4.4%’.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ditë më parë ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me një delegacion të lartë nga MCA Kosova,...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë  ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjetë (30) ditësh P. B, i dyshuar për tentim vrasje. Rasti...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ilir Tahiri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Vullneti ka biseduar me Xhenetën dhe e ka këshilluar se si të flasë me Gjestin në darkën që do të organizohet për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara dhe Driloni kanë vazhduar të bisedojnë për raportin me njëri-tjetrin. Ishte Sara ajo që i Drilonit se në pjesën e klipit...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Driloni e ka bërë hapin e parë drejt raportit me Sarën. Gjatë bisedës me të, Driloni i tha Sarës se “ne duhet...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Vullneti, Drenusha dhe Xheneta kanë biseduar për deklaratën e Gresës për marrjen e rolit në filma. Drenusha tha se “ne e dimë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.