×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Murati: Ligji për TVSh-në është në procesin e përditësimit, pritet të përfundojë gjatë këtij viti

    FrontOnline
    29 Janar 2024

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ligji për TVSh-në është në procesin e përditësimit dhe se grupet punuese janë duke punuar që deri në fund të këtij viti të jetë ligji i ri, i cili do të marrë parasysh kërkesat, nevojat, e përshtatjen me trendët, raporton Ekonomia Online.

    Ai këto deklarime i bëri në konferencën për media të mbajtur të hënën nga Dogana e Kosovës në të cilën u prezantuan “lehtësirat e krijuara”, ku tha se janë të përkushtuar të ndihmojnë bizneset në të bërit tregti.

    “Për të mbështetur edhe prodhuesit vendor në tetorin e vitit të kaluar kemi miratuar edhe lirimin nga taksa doganore për disa prej lëndëve e gjithashtu edhe për pjesët rezervë të makinerive prodhuese ashtu që ta kenë më të lehtë të shtojnë vlerë në vendin tonë”, tha ai.

    “Edhe ligji për TVSh-në është në procesin e përditësimit, tashmë kemi grupet punuese dhe jemi duke punuar që deri në fund të këtij viti ta kemi një ligj të ri i cili do të marrë parasysh kërkesat, nevojat, përshtatjen me trendët por gjithashtu edhe mbështetjen për bizneset dhe prodhuesit vendor”, tha ai.

    Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i DK-së, Agron Llugaliu tha se arritjet në këtë institucion do të ishin të pamundura pa partnerët e sektorit privat, duke theksuar se ka rritje të eksportit në sasi, mirëpo rënie në vlerë, për çfarë ka përmendur edhe faktorët që kanë ndikuar.

    “Eksportin kemi vërejtur qe kemi pas rritje në sasi për 3 për qind, ndërsa në vlera vërehet që ka rënie. Tregjet globale kanë qenë të ndryshueshëm, tek rryma si kërkesë që ka qenë eksport, kemi rënie prej 40 milion kur e krahasojmë me vitin 2023, në vitin 2022 ka qenë kërkesë e madhe. Përndryshe të gjitha industritë tjera shohim qe e kanë ndryshuar gamën e eksporteve”, tha ai.

    “Sa i përket lehtësirave kemi pas një qasje për të adresuar në gamë të përgjithshme, kemi punuar më shumë sa i përket menaxhimit të rriskur si dhe avancimit të sistemit, por edhe në llogaridhënieve. Nga kjo pasqyrë vërejmë se vit për vit, numri i kërkesave në tregtinë e jashtme rritet me 10 për qind derisa kapacitetet mbesin të njëjta”, tha Llugaliu.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Ish-drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, për Front Online  ka komentuar veprimet e Presidentes Vjosa Osmani, për moslejimin e faljes së...
    Lajme09 Janar 2025
    I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në New York me zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështjet...
    Lajme09 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë...
    Të tjera
    Sport08 Janar 2025
    Edon Zhegrova është duke e luajtur sezonin më të mirë në karrierën e tij, me fanellën e Lille, si në Ligue 1...
    Vip08 Janar 2025
    Sara dhe Driloni kanë shijuar një darkë romantike brenda shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’ teksa bashkë shoshitën gjithë raportin dhe ndjesitë e...
    Lajme08 Janar 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se Republika e Kosovës s’është e përkohshme. Ai...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin e sontëm që...
    Lajme08 Janar 2025
    Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka humbur vizionin në...
    Lajme08 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të zhvillohen kushte për mjegull...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.