×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    100.000 kontribues aktiv më pak në Trust, alarm për ekspertët

    Fatlum Berisha
    19 Qershor 2023

    Hekuran Murati është lavdëruar në rrjetin social “Facebook” për rritje të numrit të punësuarve. Megjithatë, statistikat e institucioneve zyrtare e demantojnë keq Ministrin e Financave.

    Sipas Trustores, në Kosovë ka rreth 100 mijë llogari aktive më pak vetëm gjatë periudhës janar-mars 2023, gjë që mund të përkthehet në po kaq vende pune më pak në formalitet.

    Në tre mujorin e parë të 2023-ës, numri i llogarive aktive në Trust është 331,226, krahas 428,891 sa ishte në tre mujorin e fundit të vitit 2022.

    Llogaritë aktive paraqesin numrin e kontribuuesve që janë duke kontribuar në periudhën e raportuar.

    Eksperti i tregjeve financiare, Florin Aliu e cilësoi këtë pasqyrë me të dhëna si alarmante.

    “Ky ka qenë një ndër treguesit më shqetësues. Si është e mundur që 100 mijë kontributdhënës janë më pak. Qeveria duhet të ndalet me politikën shterpe në veri dhe të mendoj seriozisht se çka po ndodh me jetën e njerëzve”, u shpreh Aliu për Front Online.

    Ai i dha kahje fenomenit të ikjes së kontributdhënësve.

    “Ku janë këta kontributdhënës? Shpjegimin mund ta gjeni në politikat qeveritare, si mungesa e investimeve qeveritare, migrimi masive që po ndodh dhe depresioni kolektiv. Qeveria t`i thërras arsyes deri sa të mos jetë vonë. Po i humbim njerëzit si rezultat i migrimit dhe kjo thellësisht për arsye ekonomike”, theksoi Aliu për Front Online.

    Rënia e numrit të punëtorëve dokumentohet edhe në bazë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

    Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2022 kanë qenë të punësuar 388 mijë 531 persona, ndërsa, ky numër në prill të vitit 2023 ka rënë në 360 mijë e 446 qytetarë.

    Statistikat e ASK-së, të cilat flasin për zvogëlim të punësuarish prej rreth 30 mijë, burim kanë ATK-në.

    Këto statistika Hekuran Murati i quajti të pasakta.

    E koordinatori i Departamentit për Financa në PDK, Arben Mustafa tha se Qeveria Kurti të dhënat e ATK-së i paraqiste si të vërteta kur jepte subvencione të ndryshme për punëtorët për ta “shitur” rritjen e vendeve të punës.

    “Ndërsa, tani kur numri i llogarive aktive në Trust është zvogëluar për 100,000 krahasuar me fundin e vitit paraprak shtrohet pyetja se çka po ndodhë me ato vende të punës që Qeveria pretendonte se po krijohen?”, tha Arben Mustafa.

    Front Online ka pyetur gjatë së hënës Trustin lidhur me rënien kaq të madhe të llogarive aktive për vetëm 3 muaj.

    Sipas këtij institucioni, krahasimi i përdorur i tre mujorit të parë të 2023 me atë të fundit 2022, nuk është i duhuri.

    “Kjo për shkak se metodologjia e nxjerrjes së shifrave, bashkë me ciklin vjetor të pagesës së kontributeve në ATK, ndryshon ndjeshëm për këto periudha. Krahasimi i duhur do të ishte të bëhej mes TM4 2022 (kur rezultojnë 428,891 llogari aktive) dhe TM4 2021 (kur ishin 419,654 llogari aktive). Sipas këtij krahasimi të natyrshëm dallimi është ndryshe (i kundërt) nga sa është raportuar”.

    Megjithatë ish-Ministri i Financave, Haki Shatri e ka një shpjegim tjetër për rënien e llogarive aktive në Trust.

    “Një numër pensionohen, disa të tjerë janë regjistruar për benificionet e qeverisë, e më nuk kanë punuar. Pra bëhet fjalë për ato vende që Qeveria mundohej me na i shit kinse si rritje punësimi”. 

    Ish-shefi i kuletës së shtetit e ka një fjalë për qeveritarët që thonë se është rritur punësimi.

    “Përralla janë ato. Cfarë rritje të punësimit. Nuk ka rritje. Të dhënat e Trustit janë më të besueshmet”, u shpreh Shatri për “Front Online”.

    Çështjen e rënies së numrit të kontribuesëve aktiv në Trust e ngriti i pari kryeredaktori i portalit “Front Online”, Lavdim Hamidi, duke e demantuar kështu ministrin Murati, i cili vazhdimisht mburret për “rritje të vendeve të punës në Kosovë”.

    Hamidi madje e dha një sqarim në lidhje me numrin e kontribuesëve aktivë.

    “Sa për informacion në Kosovë mundën me qenë rreth 200 mijë biznese të regjistruara, mirëpo as gjysma e tyre s`janë aktive. Dhe keto të fundit duhet shikuar për statistika të sakta, jo për statistika të manipuluara qysh po ndodh vazhdimisht”.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...
    Vip11 Janar 2025
    Këngëtari Luiz Ejlli, ka publikuar këngën e tij të re. Kjo këngë është dedikim për Martin Canin, 14-vjeçarin i cili u vra...
    Lajme11 Janar 2025
    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit nuk ka asgjë se...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Elmi Reçica, kandidat për deputet nga PDK-ja, përmes një shkrimi në 'Facebook', ka deklaruar se me hapjen e fushatës zgjedhore të Partisë...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin që ka pasur sonte në fshatin Grabovc me mbështetësit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.