×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Kontratat me procedurë të negociuar, opozita qëllimisht po i quan gabimisht – kontrata njëburimore

    FrontOnline
    24 Nëntor 2024

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook rreth kontratave me procedurë të negociuar.

    Sipas Muratit, me muaj të tërë ka dëgjuar nga opozita ‘shpifje’ e ‘propagandë’ për prokurimin që bëhet përmes procedurave të negociuara.

    Sipas Muratit, opozita qëllimshëm dhe gabimisht kontratat me procedurë të negociuar po i quan si kontrata njëburimore.

    Murati thotë se e gjithë kjo shpifje nga ana e opozitës është propagandë nga qeverisë “Kurti”.

    Reagimi i plotë i Muratit, pa ndërhyrje:

    Tash e disa muaj keni dëgjuar nga opozita shpifje e propagandë për prokurimin që bëhet përmes procedurave të negociuara.

    Në prononcimet e tyre, kontratat me procedurë të negociuar ata i quajnë gabimisht, e qëllimshëm, herë kontrata njëburimore, e herë tenderë sekretë, dhe shpesh përdorin shifra të mëdha e flasin për keqpërdorime, për të krijuar përshtypjen te publiku se këtu me të vërtetë duhet të ketë diçka.

    Por e tëra është shpifje e propagandë, në kuadër të luftës ndaj Qeverisë Kurti, me të gjitha mjetet.

    E para, prokurimi me procedurë të negociuar është i paraparë në Ligjin për Prokurimin Publik, saktësisht Nenit 34 dhe Neni 35, pra nuk ka asgjë të paligjshme kur një autoritet kontraktues përdorë këtë metodë, për aq sa plotësohen kriteret e kërkuara me ligj.

    Me fjalë tjera, lloji i procedurës së prokurimit nuk e përcakton se a ka korrupsion në atë kontratë apo jo. Psh. e kemi rastin e Komunës së Prishtinës, ku me tender të hapur është dhënë kontrata në vlerë 12 milionë euro, për të paguar konsulencë e rendera në kompjuter, dhe askush nuk mund të garantojë që në këtë kontratë nuk ka korrupsion.

    E dyta, shifrat e përdorura në kuadër të propagandës, për numrin e kontratave me procedurë të negociuar dhe vlerën e tyre, përfshijnë të gjitha institucionet – qeverinë qendrore, institucionet e pavarura, komunat, dhe ndërmarrjet publike.

    Prandaj edhe përdorimi i këtyre shifrave duke thënë se janë qindra miliona euro e mijëra kontrata duke ia atribuuar qeverisë qendrore, është manipulim vetëm e vetëm për të krijuar përshtypjen te qytetari se kemi të bëjmë me një keqpërdorim të madh, se përndryshe kush ka guximin të gënjejë për diçka kaq të madhe.

    Dhe e treta, nëse e shikojmë nëpër vite se si ka qenë raporti i kontratave me procedurë të negociuar nëpër vite, del se niveli më i lartë i përdorimit të kësaj lloj metode, pra tenderë njëburimorë apo tenderë sekretë siç ka qef t’i quajë opozita, ka qenë në vitet 2008 me 19.9% dhe në vitin 2015 me 16.1%.

    Në grafikon, me vijë të kuqe është paraqitur përqindja e vlerës së kontratave me procedurë të negociuar në raport me vlerën totale të kontratave, nëpër vite.

    Edhe në vitin 2008, edhe në vitin 2015, në qeverisje ka qenë koalicioni PDK-LDK. Madje në vitin 2015 ka qenë ministre edhe deputetja Bajrami, e cila është aq e zellshme të “denoncojë” këtë metodë të prokurimit.

    E nëse me të vërtetë duhet konsideruar kontratat me procedurë të negociuar si potencial për korrupsion, atëherë hetimet do duhej të fillonin pikërisht nga këto vite, 2008 dhe 2015 për të gjetur korrupsionin më të lartë.

    Por Prokuroria Speciale nuk i bën ato hetime, sepse Prokuroria Speciale nuk është e interesuar ta luftojë krimin e korrupsionin.

    Prokuroria Speciale është e interesuar ta luftojë Albin Kurtin, për t’ia bërë një argat opozitës. Kjo dëshmohet edhe në shkresat që u dërgojnë institucioneve kur kërkojnë dokumentacionin për “kontratat njëburimore” (termi i përdorur nga opozita), e jo “kontratat me procedurë të negociuar” siç është termi zyrtar.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe deputeti i LDK-së, Anton Quni shijuan Darkën e Lamës në Bruksel. Përmes një postimi në Facebook,...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Java që po hyjmë pritet që të jetë me mot me diell e vranërisa. Nuk përjashtohen as të reshurat e shiut. Sipas...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR’së Behgjet Pacolli, ka vazhduar ‘luftën’ online me Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, duke i kujtuar një video të para...
    Të tjera
    Vip24 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Edi e ka pyetur Drilonin se a po i pëlqen atij Sara. Mirëpo përgjigja...
    Sport24 Nëntor 2024
    U ndëshkua me karton të kuq. Vedat Muriqi, i tregoi gishtin e mesëm kundërshtarit çka e shtyri referin të vepronte menjëherë duke...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Viola Bunjaku nga Lëvizja FOL, thotë për FrontOnline  se individët dhe zyrtarët që janë nën  hetime për korrupsion, në aspektin politik e...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë takoi diasporën shqiptare në Zvicër, ai me ta ndau shqetësimet për mohimin e...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Një ish-lider i ushtrisë së Ukrainës dhe tani përfaqësues i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, Valery Zaluzhny, ka paralajmëruar se Lufta e...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart Krasniqi, në një konferencë për media, ka thënë se Komuna po e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.