×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Murati: Investimet kapitale në nivelin më të lartë ndonjëherë, sivjet pritet të kemi ‘boom’

    FrontOnline
    31 Mars 2024

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka vazhduar të publikojë grafikë për të dëshmuar se, sipas tij, shteti ka përparuar dhe se Qeveria ka shënuar suksese të mëdha. Ai paralajmëroi “boom të investimeve kapitale” sivjet.

    Murati kësaj here shkroi se investimet kapitale në vitin 2023 kanë shënuar rritje prej 33%, “niveli më i lartë ndonjëherë”, sipas tij, ndërkohë që opozita flet për të kundërtën.

    ⚡️Investimet kapitale në 2023 shënojnë rritje prej 33%, niveli më i lartë ndonjëherë. Raporti vjetor tregon se viti 2023 është përmbyllur me rreth 📈 561 milionë euro investime kapitale buxhetore të realizuara. Kjo shënon një rimëkëmbje të theksuar të investimeve kapitale krahasuar me vitin paraprak, e njëkohësisht edhe shifrën më të lartë të investimeve kapitale të realizuar ndonjëherë”, shkroi Murati.

    Ministri shtoi se pas viteve të pandemisë 2020-2021, dhe vitit 2022 kur, siç shkruan ai, “punëkryesit kishin probleme me koston e materialeve ndërtimore”, ai shkruan se “më në fund viti 2023 ka rikthyer investimet kapitale në binarët e duhur”.

    “Lajmi akoma më i mirë është se trendi i vitit 2024 deri më tani tregon për performancë edhe më të mirë sesa viti 2023 dhe pritet që sivjet të kemi “boom” të investimeve kapitale”, shkroi ai.

    Ky rezultat, Murati shkruan se erdhi “pas shumë e shumë punëve në rregullimin e problemeve që ishin trashëguar, me projekte të padizajnuara si duhet dhe pa kryer obligimet e shpronësimit, probleme të cilat për shumicën e projekteve tashmë janë zgjidhur”.

    “PS. Deri në vitin 2019, shumica dërrmuese e investimeve kapitale, 150-200 milionë euro në vit, kanë qenë pagesa për vetëm një projekt, atë të autostradës. Prandaj nëse merret edhe ky fakt parasysh, i bie që shuma e investuar për shkolla, spitale, kulturë, sport, siguri e ushtri, ka qenë shumë më e vogël sesa që mund të mendohet në shikim të parë”, shkruan Murati në fund të postimit të tij.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Janar 2025
    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri ka njoftuar se ka vizituar sonte Reçakun. Tahiri thotë...
    Lajme03 Janar 2025
    Këtë të premte një person është plagosur në lagjen Arbëria në Prishtinë. Ai është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë si...
    Lajme03 Janar 2025
    Me depërtimin e frontit të ftohtë, të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes të ketë...
    Të tjera
    Lajme03 Janar 2025
    Një 47 vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta mbëmjen e sontme në Lagjen Dardania në Prishtinë. Rastin për Front Online e...
    Sport03 Janar 2025
    Ndërsa afati i transferimeve të janarit 2025 është hapur, klubet po presin me padurim nënshkrime të reja për të forcuar ekipet për...
    Vip03 Janar 2025
    Pasi kishte vite pa e parë, artistja Parashqevi Simaku u takua më në fund sot me djalin e saj, Luke. Pamjet të...
    Lajme03 Janar 2025
    Pritjet e mërgimtarëve në pikën kufitare në Merdarë janë rritur. Nga mbi tri orë sa ishin duke pritur më herët, tani mërgimtarët...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Shefja e Komisionit Evropioan von der Leyen është sëmurë me ‘pneumoni të rëndë’ dhe ka anuluar të gjitha takimet e saj për...
    Vip03 Janar 2025
    Ka nisur spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, i 23-ti me radhë, i cili si zakonisht padyshim që premton shumë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.