×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Murati: Hapet aplikimi për mbështetjen e studentëve në eKosova

    FrontOnline
    09 Tetor 2025

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se tashmë është hapur aplikimi për mbështetjen e studentëve përmes platformës eKosova, tek shërbimi Familja.

    Sipas Muratit, studentët aktivë të të gjitha niveleve  Bachelor, Master dhe Doktoratë, që studiojnë në universitetet e akredituara në Kosovë, publike ose private, kanë të drejtë të aplikojnë për shtesën e njëhershme prej 100 eurosh. Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, ndërsa pagesat do të realizohen me grupe, sipas radhës së aplikimit.

    Po ashtu, është hapur edhe aplikimi për Bursën e Mobilitetit të Studentëve, e cila u dedikohet studentëve të nivelit Bachelor, shtetas të Kosovës, që studiojnë në universitetet e akredituara në vend. Kusht për përfitim është që të ardhurat vjetore bruto të familjes së studentit të mos tejkalojnë 12,000 euro.

    Murati bëri thirrje që aplikimet të plotësohen me kujdes, pasi çdo gabim në të dhëna do të rezultojë me refuzim të aplikimit.

    Postimi i tij:

    Aplikimi për mbështetjen e studentëvë tashmë është i hapur në eKosova, tek shërbimi Familja.
    📍Për shtesën e njëhershme 100 euro:
    Të drejtë aplikimi kanë studentët aktivë të të gjitha niveleve (Bachelor, Master, Doktoratë) që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë, publike dhe private.
    Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet.
    Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, kurse pagesat do të kryhet me grupe, sipas radhës së aplikimit.
    📍Për Bursën e Mobilitetit të Studentëve:
    Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit Bachelor, shtetas të Kosovës, që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë.
    Kusht për përfitimin e Bursës së Mobilitetit është që familja e studentit/studentes të ketë të ardhura vjetore bruto jo më shumë se 12,000 euro.
    Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.