×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Murati: Digjitalizimi i pagesave eliminon paratë false dhe financimet ilegale

    FrontOnline
    31 Janar 2024

    Banka Qendrore e Kosovës, ka organizuar sot takimin e Forumit të Rithemelimit të Këshillit Kombëtar të Pagesave, ku i ftuar ishte edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

    Në forum u fol edhe mundësia e digjitalizimit të pagesave, të cilën Ministri Murati e cilësoi si pozitive.

    Ai tha se digjitalizimi ka shumë përparësi, duke theksuar se do të eliminohej çështja e qarkullimit të parave false, e cila është aktuale në vend.

    Gjithashtu do të eliminohej edhe shpëlarja e parave dhe financimi i aktiviteteve ilegale.

    “Digjitalizimi si i tillë ka shumë përparësi dhe shumë përfitime. E para do të thosha që sa i përket aspektit ekonomik e zvogëlon barrën administrative, e dyta pastaj e zvogëlon edhe koston e operimit dhe e treta i jep një dozë të integriteti çdo transaksioni duke qenë se është e sigurti që po bëhet këmbim apo transaksioni me para të vërteta dhe eliminohet kjo çështja e parave false dhe të manipuluara dhe në anën tjetër e parandalon edhe financimin e aktiviteteve ilegale apo edhe shpëlarjen e parave dhe ekonominë informale”, tha Murati.

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, tha se një sistem efikas i pagesave do t’u mundësonte investitorëve t’i zgjerojnë bizneset e tyre.

    Ai shtoi se ky sistem do të bëhej me kosto të arsyeshme dhe do t’u ofrojë konsumatorëve qasje më të lehtë në shërbime.

    “Një sistem i shëndoshë dhe efikas i pagesave mbështetë zhvillimin e mëtejshëm të ndërmjetësimit financiar dhe rritjen e stabilitetit financiar duke krijuar kështu një klimë në të cilën investitorët mund të zgjerojnë bizneset e tyre. Një sistem i zhvilluar financiar i pagesave ku pagesat realizohen me kosto të arsyeshme dhe me efikasitet në kohë e bëjnë tregtinë më të lirë dhe mundësojnë që bizneset konkurruese të rriten dhe t’u ofrojnë konsumatorëve qasje më të lehtë në mallra dhe shërbime. Njëkohësisht, një sistem i zhvilluar i Pagesave siguron mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar dhe të valutës euro, zvogëlimin e efekteve negative nga dukuria e falsifikimit të parave, mbrojtjen e konsumatorit dhe avancimin e praktikave të tregut, zvogëlimin e efekteve nga aktivitetet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, qasjen e shtuar në shërbimet financiare dhe gjithëpërfshirjen financiare”, tha Ismaili./Lajmi.net.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Ish-drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, për Front Online  ka komentuar veprimet e Presidentes Vjosa Osmani, për moslejimin e faljes së...
    Lajme09 Janar 2025
    I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në New York me zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështjet...
    Lajme09 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë...
    Të tjera
    Vip08 Janar 2025
    Xheneta ka konfrontuar Leo-n për ofendimin që i ka bërë mbrëmë teksa e konsideroi ”Gold Digger”. Ajo u shpreh se asnjëherë nuk...
    Vip08 Janar 2025
    Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa, ka shkaktuar reagime me qëndrimin e saj ndaj vendimit të Gjestit për t’iu bashkuar “Big...
    Sport08 Janar 2025
    Edon Zhegrova është duke e luajtur sezonin më të mirë në karrierën e tij, me fanellën e Lille, si në Ligue 1...
    Vip08 Janar 2025
    Sara dhe Driloni kanë shijuar një darkë romantike brenda shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’ teksa bashkë shoshitën gjithë raportin dhe ndjesitë e...
    Lajme08 Janar 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se Republika e Kosovës s’është e përkohshme. Ai...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin e sontëm që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.