Pas një pritjeje tetëvjeçare, Prishtina është shpallur kampione e Kosovës në futboll, raporton FrontOnline.
Me fitoren e djeshme 1:2 ndaj Gjilanit, kryeqytetasit e kanë siguruar matematikisht titullin e kampionit.
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi e ka uruar Prishtinën për titullin kampion.
Por, ai ka folur edhe për problemet financiare te klubi kryeqytetas, derisa ka lavdëruar futbollistët e Zekirija Ramadanit.
“Futbollistët e Prishtinës nuk e dinë çka është me marrë rrogën me datën 1″, ka thënë Munishi në “Ekipa A” në ATV.
“Futbollistët kanë marrë premio të mira. Mendoj kjo ka qenë menaxhimi i kësaj situatë. Mos me marrë paga dhe mu shpall kampion është për çdo lëvdat”, tregoi ai./FrontOnline/