Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi e ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e tij për tifozët e Arsenalit, raporton FrontOnline.
“Tifozët e Arsenalit janë më të poshtrit në botë”, deklaroi të dielën Munishi në një emision televiz, derisa kjo deklaratë ka shkaktuar reagime.
Fan klubi zyrtar i Arsenalit i reagoi ashpër trajnerit të Gjilanit, duke i kërkuar të qëndrojë larg nga ofendimet.
Ndërkaq, Munishi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar duke thënë se nuk e kishte fjalën për tifozët shqiptarë.
https://www.facebook.com/ismet.munishi1/posts/4318837568129221
Postimi i plotë i Munishit në “Facebook”:
“Reagim zyrtar
Deklarata ime per tifozet e Arsenalit nuk ka te beje me tifo grupin e Arsenalit Shqiptar e Kosovar .
Reagimet e tifozeve te Arsenalit neper bote ne raport me kohen kur ishte Arsen Wenger para se te largohet dhe ne raport me Granit Xhaken kan qenë tepër të ulta dhe denigruese e fyese, e sidomos me Granitin .
Portalet me kanë nxjerr krejtesisht prej kontekstit dhe ne studio nuk me lan ta perfundoj mendimin e sakt.Kush eshte ndier i ofenduar nga Shqiptaret nuk me ka kuptu dhe me vije keq .
Kush e don futbollin e ka pa Arsenalin e Wengerit e Anris e Berkamp e din qka po flas.Konteksti ka qenë ne raport me abuzimin e tifozve me lojtaret treneret etj dhe dëmin që i bejne klubit me keto reagime shpesh shume te ulta.Me Respekt I .M“./FrontOnline/