Gjilani e ka deklasuar Besën e Pejës në ndeshjen e fundit të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani është përballur me skuadrën nga Peja, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në pasditën e sotme i takoi djelmoshave të Ismet Munishit me rezultat 5:1.
Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi u shpreh i lumtur me fitoren e sotme.
“Kemi një grup futbollistësh që kanë karrierë të mirë. Rezultati nuk është në raport me atë që treguam në fushë”, ka thënë fillimisht Munishi në “Art Sport”, duke vazhduar:
“Besa më ka befasuar me lojë të mirë edhe sot edhe gjatë gjithë kampionatit”.
Për fund, Munishi deklaroi se pesë golat e sotëm të Gjilanit ishin të bukur.
“Po, është e vërtet që të gjithë golat ishin të bukur nuk do ta veçoj asnjë. Më vjen mirë që arritëm të shënojmë shumë gola, e arritën të zhbllokohen shumë futbollistë”, përfundoi Munishi./FrontOnline/