Gjilani ka arritur ta ndalë Dritën me barazim për t’ia zbehur gjasat për titull të kampionit.
“Skifterat” dhe “Intelektualët” u ndan në paqe pasi luajtën 1:1.
Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi pas ndeshjes ka ardhur me një deklaratë interesante.
Munishi në prononcim ka thënë se i ka treguar Dritës se “kush është baba”.
“Një ndeshje shumë e luftuar dhe për këtë duhet përgëzuar futbollistët që u angazhuan tej mas. Skuadra u angazhua shumë dhe mund të them që jam i kënaqur, pasi që ky barazim mund të jetë një fitore e vogël për ne, pasi që kemi premtuar që do të luajmë futboll deri në fund dhe do t’a mbrojmë ndeerin e qytetit, mbi të gjitha ju tregova këtyre se kush është ‘Baba’”, përfundoi Munishi për Art Sport.