Almir Kryeziu është njëri prej futbollistëve më të talentuar që aktivizohet në futbollin e Kosovës.
Sulmuesi nga Xërxa që luan tek Arbëria e Dobrajës, ka qenë senzacion këtë edicion në Superligën e Kosovës, raporton FrontOnline.
Fjalë të mira për të ka dhënë edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.
Duke iu referuar paraqitjes së Kryeziut në ndeshjen e fundit ndaj Gjilanit, Munishi befasoi me fjalët e tij për Almirin.
“Almiri (Kryeziu) na bënte ‘çarçaf’, askush nuk mund ta zinte”, deklaroi Munishi në “Ekipa A” në ATV”.
Ndryshe, Kryeziu pritet të largohet nga futbolli i Kosovës në verë dhe të transferohet jashtë vendit./FrontOnline/