“Dardanët” fillimisht mposhtën San Marinon më 1 qershor me rezultat të thellë 4-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndërkohë, tri ditë më vonë Kosova mposhti 1-2 Maltën në Austri.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi tha se në këto përballje është dashur të luante më shumë minuta, Mirlind Daku, pasi ky i fundit aktivizohej në minutat e fundit.
Munishi gjithashtu kishte disa fjalë edhe për portierin, Visar Bekajn i cili u paraqit në sfidën e dytë.
“M’u bo qejfi që luajti Mirlind Daku. Ka mundur të luajë më shumë. Më gëzoi fakti që debutoi Visar Bekaj. E rëndësishme ka qenë që Visari ka bërë një paraqitje mjaftë të mirë ndaj Maltës. Në të ardhmen mund të llogarisim në Bekajn”, deklaroi Munishi në emisionin “Ekipi A” në ATV.
Dy ardhjet e reja te Kosova për këto ndeshje ishin edhe Blendi Idrizi dhe Destan Bajselmani.
Për këtë të fundit, trajneri i Gjilanit tha se ka notën 10.
“Idrizi dhe Bajselmani më kanë lënë përshtypje të mirë. Bajselmani e ka notën 10 për paraqitjen edhe për deklaratën, lukun e tij”, shtoi Munishi