Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi e ka komentuar fitoren e sotme dramatike përballë Arbërisë së Dobrajës.
Në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës, Gjilani e mposhti Arbërinë me rezultat të ngushtë, 3:4, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, Munishi u shpreh i kënaqur me futbollistët e tij, sidomos me ata që u inkuadruan nga pjesa e dytë.
“Lojën e skuadrës time e vlerësoj shumë lartë, jemi e vetmja skuadër që luajmë futboll. Jam shumë i kënaqur me futbollistët që u inkuadruan në ndeshje”, ka thënë Munishi në “Art Sport”.
“Sot për herë të parë me duhet të them që e kam fituar ndeshjen nga zëvendësimet, sepse futbollistët që i kisha nga minuta e parë më të vërtetë ishin shumë të lodhur. Ne kemi luajtur ndeshje vetëm dy ditë më parë”, tregoi ai.
Nga ana tjetër, prej Arbërisë, nuk janë deklaruar për media pas kësaj humbjeje./FrontOnline/