Sot, pesë vjet më parë, Kosova u pranua në UEFA, raporton FrontOnline.
Në këtë ditë, pesë vjet më parë, Kosova u pranua në UEFA, organin qeverisës të futbollit evropian, përkundër kundërshtim dhe lobim të ashpër nga Serbia.
Në Kongresin e UEFA-s më 3 maj 2016, Kosova u bë anëtari i 55-të i shtëpisë evropiane të futbollit, me 28 vota pro, 24 kundër. Dy vota ishin shpallur të pavlefshme.
Këtë ditë të madhe e ka kujtuar edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi.
https://www.facebook.com/ismet.munishi1/posts/4294612627218382?__cft__[0]=AZXQ3u2gG58hrJkPGb0PCyAHjsezj8T8PdAfzXJD8-Ic1uSaX8-LhDk-DwuNDzwzDxemgQH1W_5H_T8xYFiSmszGedsx9Vq54JkB-xw2K-SlJo3vK4OtaYkpR5Jr_Kse6m8&__tn__=%2CO%2CP-R
Në përvjetorin e pestë të pranimit të Kosovës në UEFA, Munishi e ka kujtuar legjendën, Fadil Vokrri.
Postimi i plotë i Munishit në “Facebook”:
“Falemderit Legjendë
Ne pervjetorin e pranimit ne Uefa po kalojmë momente jo te lehta , jemi ne kohë Pandemie e krize ne qdo sferë të jetes . I lutem zotit të na ndihmoi sikur na ndihmoi gjithmonë e edhe ne kohen kur u pranuam ne istancat me të larta te futbollit . I lutem zotit te fitoj arsyja te fitoj drejtesia dhe humanizmi siq fitove ti Fadil ndaj atyre qe deshten me qdo kusht te na getoizojnë e ndalojnë zhvillimin e futbollit. Urime Futbollist , trener , punetor sportiv dhe donator. E shpirti ytë pastë dritë dhe qoftë i perjetshem kujtimi per ty Fadil Vokrri , urime Fadil sepse ti ishe me meritori dhe bere pune kolosale qe ne te pranohemi ne Uefa e Fifa“./FrontOnline/