Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi e ka komentuar humbjen e sotme nga Llapi.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës, Llapi e mundi Gjilanin si mysafir me rezultat 0:2, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, Munishi është treguar i sinqertë për humbjen e skuadrës së tij.
“E filluam ndeshjen me nervozizëm, sot nuk luajtëm mirë, në pjesën e dytë u munduam të qetësohemi, por nuk ia dolëm”, ka thënë Munishi në “Art Sport”.
“Na mungoi sulmuesi Razak, ne tentuam, por pësuam humbjen e parë dhe nuk është asgjë tragjike”, tregoi ai.
“Kjo shërben të krijojmë një pasqyrë për edicionin e ardhshëm”, shtoi Ismet Munishi./FrontOnline/