Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada ka shkaktuar bujë të madhe në opinion me vendimin e tij.
Për shkak të injorimit, mosrespektimit dhe degradimit – siç thotë ai nga trajneri Bernard Challandes, Paqarada ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga Kosova, raporton FrontOnline.
Vendimin e mbrojtësit të St. Paulit e ka komentuar edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, i cili thotë se Paqaradës i është bërë e padrejtë.
Tutje, Munishi ka hedhur akuza ndaj disa njerëzve, siç thotë ai, janë “servila dhe pisa”.
“Të gjitha gjërat e kanë një kufi, edhe biznesi i futbollit. Të mos shkelen të drejtat e lojtarëve, të mos nënçmohen ata”, deklaroi Munishi në “ATV”, përcjell FrontOnline.
“Kur nënvlerësohen lojtarët, do të jem zëri i tyre i vetëm. Se të tjerët janë pisa, servila, që shikojnë me marrë një pagë të afrohen, të bëhen ndihmëstrajner”, tregoi ai.
“E, unë jam Ismet Munishi, krejt gjërat i kam arritur me gjak dhe djersë. I kam kritikuar edhe legjendat, nuk dëgjoj fare për ta. Nuk i shoh me sy, sepse po shkelen të drejtat e futbollistëve dhe futbollit, thotë Ismet Munishi.
“Leart Paqarada duhet të jetë në gjendje shumë të vështirë që e ka bërë atë deklaratë”, shtoi trajneri i Gjilanit./FrontOnline/