Pas humbjes nga Arbëria në javën e kaluar, Ballkani i ka ndarë rrugët me trajnerin nga Shqipëria, Bledi Shkëmbi.
Humbja nga skuadra lipjanase e largoi Ballkanin nga gara për titull, kështu që drejtuesit e klubit suharekas nuk hezituan për një vendim të tillë, shkruan FrontOnline.
Shkarkimin e Shkëmbit e ka komentuar edhe ish-trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.
Munishi që sot e drejton Gjilanin, thotë se Shkëmbi ka punuar “nën presion” te Ballkani.
“Bledi ka punuar në presion. Presionin e tifozëve. Presion mediatik. Prej ditës kur ka ardhur ka punuar në presion”, ka thënë Munishi në “Ekipa A” në ATV.
“Është rregull për kryesitë e klubeve që të marrin vendime që duhet merren. Shkëmbi është trajner i mirë, ka pasur karrierë të mirë si futbollist”, tregoi ai./FrontOnline/