Befasinë më të madhe në javën e 32-të në Superligën e Kosovës e shkaktoi skuadra e Drenicës.
Djelmoshat e Sami Sërmaxhajt mposhtën Ballkanin me rezultat 2:1 duke e larguar nga kreu i tabelës, shkruan FrontOnline.
Këtë ndeshje e ka komentuar edhe ish-trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.
Munishi që sot drejton Gjilanin thotë se në Drenicë “ka humbur Serbia dhe mund të humbasë çdo skuadër tjetër”.
”Drenica është skuadër e cila luan mirë në Skenderaj, unë i kam thënë një gazetari, në Drenicë ka humbur Serbia kështu që mund të humb çdokush”, ka deklaruar Munishi në “Ekipa A” në ATV.
“Unë sa herë shkojë në Skenderaj shkoj të familja Jashari edhe lojtarëve të huaj iu tregoi për Drenicën”, tha ai./FrontOnline/