Gjilani e ka nisur fuqishëm punën për edicionin e ardhshëm, ku dëshiron të luftojë për të gjitha frontet, shkruan FrontOnline.
Tashmë, klubi gjilanas ka rinovuar kontratat e Gerhard Prognit, Enea Koliqit, Oltion Rapës dhe Muhamed Useinit, shkruan FrontOnline.
Por, kjo nuk është e tëra.
Klubi nga Anamorava është duke shikuar me kujdes edhe tregun e transferimeve, ku mendon të sjellë futbollistë cilësor.
E trajneri i skuadrës, Ismet Munishi e ka bërë një postim interesant në rrjetin social “Facebook”.
Derisa ish-skuadrën e tij, Ballkanin e krahasonte me veturën “Ferrari”, tani Gjilanin e ka quajtur “Bugatti Chiron”.
“Bugatti Chiron. Për momentin Makina më e shpejtë në Botë“, ka shkruar Munishi në “Facebook”./FrontOnline/