Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi e ka komentuar finalen e Ligës së Kampionëve.
Në finalen e Ligës së Kampionëve triumfoi Chelsea përballë Manchester Cityt me rezultat 0:1, shkruan FrontOnline.
Ndërkaq, trajneri i Gjilanit ka folur për këtë ndeshje dhe për gabimin e madh të Guardiolës.
Sipas Munishit, Guardiola duhej të luante me tre qendërmbrojtës.
“Guardiola është dashur të luajë me tre qendërmbrojtës, mirëpo trajneri nuk e njeh këtë sistem. Guardiola le ta shikon ndeshjen se si e kam mposhtur Prishtinën 2:1, ashtu do ta kishte mposhtur Chelsean”, deklaroi Munishi në ATV./FrontOnline/