Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi e ka uruar Prishtinën për titullin e kampionit.
Pas një pritjeje tetëvjeçare, Prishtina është shpallur kampione e Kosovës në futboll, raporton FrontOnline.
Me fitoren e sotme 1:2 ndaj Gjilanit, kryeqytetasit e kanë siguruar matematikisht titullin e kampionit.
Në rrjetin social “Facebook”, trajneri i Gjilanit e ka uruar Prishtinën, “Plisat”, futbollistët si dhe trajnerin Zekirija Ramadani.
Postimi i plotë i Munishit:
“Urime titulli kampion Fc Prishtina .
Urime tifozerisë Plisat
Urime grupit shumë të mirë të Lojtarve
Urime Kryesisë së klubit .
Urime Trenerit Ramadani i cili ka bërë një punë të shkëlqyer me stafin e tijë.
Shumë suksese në garat evropiane .
Respekt“./FrontOnline/