Kryendeshja e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll u zhvillua në Anamoravë.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani u përballë me Feronikelin, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e javës së 28-të i takoi Gjilanit me rezultat minimal, 1:0.
Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij.
“Jam shumë i kënaqur me lojën, me rezultatin, krijuam raste, luajtëm shpejt dhe në shpejtësi e sipër i bëmë edhe gabimet, për penalltinë, ma shumë m’u dhimt lojtari që humbi penalltinë se sa penalltia”, ka thënë Munishi.
“Absolutisht ekipi nuk ka kurgjo negative, duhet të rritet konkurrenca, skuadra është fantastike, sot e pamë skuadrën edhe ne fazën e sulmit dhe në fazën e mbrojtjes”, tregoi ai.
“Gjynah që kemi dalë jashtë objektivave se me këtë skuadër kishim bo gjëra të mëdha”, përfundoi Munishi./FrontOnline/