×
  • Sport
  • Sport

    Munishi, “Cima” dhe Zeka e pësojnë keq nga Komisioni Disiplinor i FFK-së

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Komisioni Disiplinor në kuadër të Federatës së Futbollit e Kosovës në krye me kryetarin Met Çeku ka marrë disa vendime në mbledhjen e mbajtur së fundmi.

    Ndër vendimet e fundit kanë të bëjnë edhe me zyrtarë të klubeve të Superligës së Kosovës, shkruan FrontOnline.

    Kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka është në procedurë disiplinore për shkak të akuzave ndaj drejtuesve të FFK-së të dhëna një emision televiziv.

    Edhe kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi është në procedurë disiplinore për shkak se ofendoi dhe kërcënoi gjyqtarët e ndeshjes Ballkani – Prishtina.

    Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi poashtu është në procedurë disiplinore pas një deklarate që ka të bëjë me ndeshjen Prishtina – Gjilani.

    Për fund, zyrtari i Trepçës ’89, Arsim Islami është pezulluar pa të drejte ushtrimi në çdo funksion të klubit pasi ofendoi gjyqtarët e ndeshjes Drenica – Trepça ’89.

    Vendimet e plota i gjeni më poshtë:

    Hapje e procedurës disiplinore:
    Ndaj kryetarit të KF Trepça’89, Abedin Zeka, për shkak se në emisionin sportiv të TV Dukagjini (Dueli Sportiv) me 04.04.2021 akuzon rëndë organet e FFK-së pa fakte, që është në kundërshtim me Kodin e etikës sportive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore;
    Kërkohet deklaratë nga kryetari i KF Trepça’89, Abedin Zeka
    Deri më datë: 12.04.2021.

    Ndaj kryetarit KF Ballkani, Arsim Kabashi me numër ID 009626M85. Pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet KF Ballkani – FC Prishtina, e zhvilluar me datë: 04.04.2021, në ambientet zyrtare të stadiumit i ofendon dhe i kërcënon gjyqtarët e ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore.
    Kërkohet deklaratë nga kryetari i KF Ballkani, Arsim Kabashi
    Deri më datë: 12.04.2021.

    Ndaj kryetrajnerit të SC Gjilani, Ismet Munishi me numër të ID 009766M74, pasi në emisionin sportiv të ATV-së me 04.04.2021 deklaron se në ndeshjen FC Prishtina – SC Gjilani java e 26-të, FC Prishtina në favor të vetin kishte gjyqtarët si (lojtarin e 12-të) dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes si dhe prejudikon sipas teorive të tij se kush do të bëhet kampion duke thyer Kodin e etikës sportive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore.
    Kërkohet deklaratë nga kryetrajneri i SC Gjilani, Ismet Munishi.
    Deri më datë:12.04.2021.

    Ndaj zyrtarit të KF “Trepca’89”, Arsim Islami me numër ID 009898M75 në minutën e 77-të ndëshkohet me karton të kuq sepse me tone të larta ofendon gjyqtarët e ndeshjes KF Drenica – KF Trepca’89, ku edhe pas përfundimit të ndeshjes kishte vazhduar me sharje ndaj gjyqtarëve. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore pezullohet pa të drejt ushtrimi të çdo funksioni në klub.
    Kërkohet deklaratë nga zyrtari në procedurë disiplinore.
    Deri më datë: 12.04.2021“./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Hulumtime22 Dhjetor 2024
    Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 19-të në LaLiga. Golin e ka shënuar kush tjetër...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Sevillas, e vlefshme për javën e 18-të në La Liga. Los Blancos...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit lokal mes Suharekës dhe Ballkanit, Debutuesi i Superligës vjen nga dy fitore të mëdha që i...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Menduh Mullaademi, stilisti i parë në Kosovë – një pre ikonave të Prishtinës. Për vdekjen e ti, kanë shkruar nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.