Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ditë më parë u njoftua se është dërguar në Komision Disiplinor.
Krejt kjo për shkak të kritikave të tij në drejtim të krerëve të futbollit në Kosovë, raporton FrontOnline.
Munishi beson se e gjithë kjo po ndodhë për ta “shantazhuar” dhe për t’ia mbyllur gojën.
“Unë mendoj që duhet me u foksuar, me merr mendja sezonin tjetër, ky sezon është duke përfunduar, unë krejt çfarë kam pas me thanë e kam thanë”, ka thënë Munishi në “ATV”, duke vazhduar:
“Tash edhe me dërgojnë selame, që jam në Komisionin Disiplinor, dmth është një tentim me ma mbyll gojën”.
“Unë nuk jam këtu me diskretitu futbollin tonë, jam i prirë që të kemi sa më pak probleme, të prodhojmë futbollistë. Ky sezon po shkon kah përfundimi, njerëzit po i shohin gjërat, mirëpo ne i kemi thënë këto më herët”, shtoi ai./FrontOnline/