×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Munih: Burri ther me th*ikë gruan në sy të djalit 7-vjeç, raportohet se të dy janë nga Kosova

    FrontOnline
    09 Prill 2025

    Një person i dyshuar, Samson K. (33-vjeç) raportohet të ketë therur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. (31-vjeçe).

    Raportohet se viktima ka pranuar pesë therje me thikë.

    Siç raporton media gjermane “Bild”, i dyshuari pas krimit është ndaluar pranë viktimës së lënduar rëndë dhe ka kryer një telefonatë. Një dëshmitar e ka fotografuar atë, transmeton Klankosova.tv.

    BILD thotë të ketë informacione mbi të kaluarën e çiftit.

    Samson dhe Sabrina kanë qenë të martuar për disa vite, dhe kanë dy fëmijë bashkë: një vajzë katër vjeçe dhe një djalë 7-vjeç. Raporti mes dy kosovarëve ka qenë i çarë për vite, dhe thuhet të kenë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme.

    Sipas informacioneve që ka siguruar BILD, Samson K. veçse ka qenë i dënuar për sulm dhe dhunë.

    Më 17 janar, 2024, ai kishte goditur me shuplakë Sabrinën në fytyrë dhe ia kishte shkulur flokët. Për pasojë, viktima kishte përfunduar me buzë të ënjtur dhe e gjakosur, e me disa gërvishtje në fytyrë.

    Samsoni nuk ishte lejuar të kontaktonte bashkëshorten e tij pas një vendimi gjykate. Ai nuk ishte lejuar as t’i afrohet apartamentit më afër se 100 metra. Këtë vendim, ai e kishte shkelur katër herë. Vendimi ka qenë në fuqi deri më 19 korrik, 2024.

    E të martën e kësaj jave ndodhi sulmi brutal. Mesditën e së martës, raportohet se Samson K. kishte dashur ta merrte të bijën nga kopshti. Por, drejtuesit e kopshtit nuk ia kishin dorëzuar atij 4-vjeçaren, e kishin informuar nënën e cila me shpejtësi kishte mbërritur në kopsht dhe e kishte marrë fëmijën. Sabrina K. e kishte dërguar të bijën te shtëpia e një mikeje, dhe kishte shkuar ta merrte të birin nga shkolla.

    Sulmi ndodhi në sy të të birit

    Kur ajo pothuajse mbërriti në prag të shtëpisë së saj bashkë me djalin 7-vjeç, bashkëshorti i saj duket se e kishte e përcjellë. Me një thikë të vogël, Samsoni thuhet ta ketë therur Sabrinën në sy të djalit të tyre.

    E plagosur rëndë, Sabrina u rrëzua përtokë, bashkëshorti i saj qëndroi aty deri në arrestim. Thuhet se ai u tha dëshmitarëve: “Nuk e dini se çfarë më bëri ajo”.

    Se çfarë ka dashur të thotë ai me këtë, nuk dihet. Një mike i tha BILD-it: “Kur u arrestua, më shikoi me fytyrë të ngrirë në sy”.

    Një zyrtare policore u kujdes për fëmijët e çiftit. Ajo mori për dore vajzën e vogël dhe e çoi në një hapësirë me lodra.

    Një polic tjetër po luante me të birin. Se çka do të ndodhë me ta, ende nuk dihet pasi s’ka informacione nëse ata kanë ndonjë të afërm në Gjermani. /Klankosova.tv

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, folën sot në telefon, sipas Departamentit të Shtetit....
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Agjencia e Inteligjencës së Ukrainës ka hartuar një listë të të burgosurve rusë të luftës që mund të bëhen pjesë e një...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Turqia ka zbuluar një rezervë të re prej 75 miliardë metrash kub (bcm) gaz natyror gjatë punimeve të shpimit në Detin e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    CEO i Affinity Partners, Jared Kushner, njëherësh dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump e ka cilësuar Shqipërinë, një vend thesar. Gjatë fjalës...
    Lajme17 Maj 2025
    Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me problemin e mbeturinave në Prishtinë, duke kritikuar kryetarin e...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz. Osmani tha se Gjermania ka qenë prej kohësh në...
    Lajme17 Maj 2025
    Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se janë përkujtuar dëshmorët Musli Nebih Demaku dhe Driton Musli Demaku. Në një postim në...
    Lajme17 Maj 2025
    Zëvendës Komandanti i misionit të KFOR-it, Gjenerali i Brigadës Cahit Irican, kryesoi transferimin e autoritetit të kontingjentit grek. Në një postim në...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Hamasi thotë se negociatorët e tij kanë hapur një raund të ri bisedimesh që synojnë t’i japin fund luftës në Gaza, disa...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.