×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungon prokurori i shtetit, shtyhet sërish seanca ndaj dy të akuzuarve për huliganizëm në protestën e 2015-ës

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Në mungesë të prokurorit të shtetit, ka dështuar të mbahet seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku po akuzohen për huliganizëm Veron Hasani dhe Valmir Osmanaj.

    Gjyqtari i rastit, Adnan Kamberi konstatoi se ka prova që prokurori i shtetit është ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo mungesën nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ndërsa, të pranishëm ishin dy të akuzuarit Hasani dhe Osmanaj.

    Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës, gjyqtari Kamberi e shtyu për një datë tjetër.

    Seanca e 27 janarit 2025 dështoi në mungesë të dy të akuzuarve. Edhe seanca e 25 marsit 2025, dështoi në mungesë të të akuzuarit Valmir Osmanaj dhe prokurorit të shtetit.

    Ndryshe, pjesë e aktakuzës në këtë rast është edhe Egzon Azemi, mirëpo në seancën e 17 dhjetorit 2024 u bë e ditur se ndaj tij është parashkruar vepra penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 14 korrik 2016, të pandehurit Veron Hasani dhe Valmir Osmanaj, akuzohen se më 12 tetor 2015, gjatë protestës së Vetëvendosjes, me veprime të dhunshme, huligane, kanë hedhur mjete të forta në drejtim të policisë dhe objektit të stacionit policor Qendra, duke thyer kështu xhama dhe dëmtuar muret e këtij objekti, duke shkaktuar dëme e pasoja të rënda.

    Për këto veprime, të akuzuarit Hasani dhe Osmanaj po ngarkohen se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizmi” nga neni 412, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Në pikën dy të kësaj aktakuze, ish-asamblisti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi, akuzohet se më 12 tetor 2015, gjatë protestës së Vetëvendosjes, me dashje dhe me veprime të dhunshme, huligane, ka hedhur mjete të forta- gurë, kuba të betonit, në drejtim të veturave zyrtare, duke dëmtuar veturën zyrtare e parkuar para objektit të Këshillit Prokurorial.

    Për këto veprime, Azemi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 333 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka bërë një huqje në profilin e tij në Facebook. Ai e ka postuar një fotografi...
    Lajme30 Maj 2025
    Njohësi i ekonomisë Artan Muhaxheri për FrontOnline ka komentuar lidhur me përfshirjen e njerëzve të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverinë Kurti...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje doli në pushtet duke premtuar se nuk do të punësojë familjarë. Ao...
    Lajme30 Maj 2025
    Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se janë identifikuar tre persona të dyshuar, në tri raste...
    Lajme30 Maj 2025
    Analisti politik Artan Muhaxhiri për FrontOnline ka ngritur shqetësime serioze mbi përfshirjen e figurave të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje në biznesin e...
    Lajme30 Maj 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se është krenare që mbështet ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.