×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungon i akuzuari dhe avokatja e tij, shtyhet seanca ndaj ish-policit të akuzuar për tenderin e rrobave në Polici

    FrontOnline
    09 Prill 2025

    Në mungesë të të akuzuarit Jeton Menxhiqi dhe mbrojtëses së tij, avokates Shpresa Hasaj-Hyseni, ka dështuar të mbahet seanca e rigjykimit të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku ish-polici Menxhiqi akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me tenderin e rrobave në Polici.

    Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Alltën Murseli njoftoi se avokatja Hasaj-Hyseni përmes një parashtrese ka njoftuar Gjykatën se i mbrojturi i saj nuk mund të jetë prezent në seancën e shqyrtimit gjyqësor për arsye shendetësore, për të cilat ka përcjellë dëshmi në Gjykatë.

    Andaj, në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës, gjyqtarja Murseli ndërpreu seancën e sotme dhe të radhës e caktoi për një datë tjetër.

    Ndryshe, në seancën e mbajtur më 27 shkurt 2025, i akuzuari Menxhiqi është deklaruar për herë të tretë i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pas kthimit të çështjes në rigjykim nga Gjykata e Apelit për herë të dytë.

    Më 21 qershor 2021, Menxhiqi u dënua për herë të parë me një vit e gjashtë muaj burgim efektiv. Në shkurt 2022, rasti i tij u kthye në rigjykim. Më pas, në janar 2024, Menxhiqi u dënua me dy vite burgim me kusht. Por, çështja është kthyer sërish në rigjykim nga Apeli.

    “Betimi për Drejtësi” në shkurt 2019 kishte publikuar hulumtimin me titullin “Korrupsioni në prokurimin e Policisë”. Një muaj e gjysmë pas transmetimit të emisionit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj Menxhiqit.

    Pas transmetimit të emisionit “Betimi për Drejtësi” për korrupsionin në prokurimin e Policisë së Kosovës, ku ishte përfshirë zyrtari policor Jeton Menxhiqi, Prokuroria Themelore në Prishtinë, në prill të vitit 2019, kishte ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Sipas aktakuzës thuhet se më 8 gusht 2017, në ndërtesën e Policisë së Kosovës në Prishtinë, i pandehuri Jeton Menxhiqi, në cilësinë e personit zyrtar, si anëtar i komisionit në tenderin “Furnizim me rroba elegante”, në numër të prokurimit 214/17/048/111, i cili përfaqësonte Drejtorinë e Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka shfrytëzuar detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Në tregun kosovar vitin e kaluar ishin zbulur 88 mijë kilogram mish peshku me krimba “Anisakis”, që shkakton infeksion tek njerëzit, duke...
    Lajme16 Maj 2025
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’’. Nga hetimet e...
    Lajme16 Maj 2025
    Ka ndërruar jetë Muhamet (Bislim) Murati, babai i ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati. Njoftimi për vdekjen e babait të ministrit...
    Të tjera
    Lifestyle16 Maj 2025
    DASHI Gjatë orëve të ardhshme do të jetë e rëndësishme ta sqaroni se çfarë dëshironi. Sa i përket punës, mund të lindin...
    Opinione16 Maj 2025
    Nga: Jorgji Kote Po, vërtet pa identitet insti tucional ka mbetur Komuniteti Politik Europian (KPE), i cili u krijua në qershor 2022,...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Kryeministri Edi Rama këtë të premte priti 47 liderë të lartë të Evropës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Evropian në...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bën thirrje për armëpushim në Ukrainë. Gjatë fjalës së tij në samitin europian në Tiranë, Erdogan tha...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa u shpreh se Evropa duhet të luajë rolin e saj për të arritur paqen në...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Presidenti francez, Emmanuel Macron, nga Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, është shprehur se duhet bërë diçka më shumë për integrimin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.