×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungon Frashër Krasniqi, dështon seanca për herë të katërt

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Për të katërtën herë me radhë ka dështuar të nis gjykimi ndaj ish-deputetëve Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, të cilët po akuzohen për përleshjen e vitit 2017, në studion televizive të Klan Kosovës.

    Si shkak i dështimit të kësaj seance, ka qenë se mungesa e të akuzuarit Frashër Krasniqi, për të cilin gjykata ka prova se është ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo në fletëkthesën konstatohet se adresa është jo e plotë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    I kontaktuar përmes telefonit nga ana e gjykatës, Krasniqi e ka informuar lidhur me adresën e saktë të tij të vendbanimit, ashtu që i njëjti ka thënë se do të paraqitet në gjykatë për seancën e radhës.

    Ndryshe, prezent në këtë seancë ishte prokurori Fatmir Behrami, si dhe i akuzuari Milaim Zeka, me mbrojtësin e tij, avokatin Alban Makolli.

    Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e këtij gjykimi, gjykatësi Hanefi Jashari, ka marr vendim që kjo seancë të shtyhet më 5 nëntor 2019, në ora 13:00.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ngjarja ka ndodhur më 29 shtator 2017, rreth orës 17:40, në Prishtinë, në lokalet e objektit të “Klan Kosova”, në studion e emisionit “Info Lokale”, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, në të cilin emision Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka ishin të ftuar në cilësi të Deputetëve të Parlamentit të Kosovës, me temën “Mos funksionalizimi i Parlamentit dhe zgjedhjet lokale”

    Prokuroria pretendon se të akuzuarit nuk i janë përmbajtur temës së emisionit për të cilën ishin të ftuar dhe gjatë debatit kanë filluar ta fyejnë njëri-tjetrin dhe për një moment janë ngritur në këmbë dhe kanë filluar të shkojnë në drejtim të njëri-tjetrit, ashtu që i pandehuri Frashër Krasniqi ka filluar ta sulmojë fizikisht Milaim Zekën duke e goditur me grusht në regjionin muror të anës së majtë të kokës, me ç’rast të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

    Kurse sipas dispozitivit të dytë, në të njëjtën datë, kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze, i akuzuari Milaim Zeka, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga Frashër Krasniqi, i ishte drejtuar me fjalët “me ty do të merrem pas emisionit”, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e frikësimit se do ti shkaktojë ndonjë të keqe./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin. Sipas njoftimit, në...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk” që realizohet nën moderimin e gazetarit Nebih...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Turneu i Ndryshimit”, siç e quan Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot mbajtur tubim në Malishevë. Kreu i këtij subjekti politik, Lumir...
    Të tjera
    Lajme24 Nëntor 2024
    Nën organizimin  e Ministrisë së Drejtësisë, nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. E në shënimin...
    Kronika24 Nëntor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kur një person ka humbur jetën tragjikisht...
    Kronika24 Nëntor 2024
    25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren, është Arbër Gërguri nga fshati Vragoli i Komunës së Fushë Kosovës. Në...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të dielën se Ukraina duhet të forcojë mbrojtjen e saj ajrore ndërsa ushtria ukrainase rrëzoi 50 nga 73...
    Vip24 Nëntor 2024
    Nea Body Center ka bërë që banorët e shtëpisë më të famshme në vend, të përjetojnë magjinë e trajtimit të lëkurës. Megjithatë,...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur tubimin e saj të shtunën në Ferizaj. Aty LDK ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.