×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungesë vizioni nga Kosova e Serbia për arritjen e marrëveshjes përfundimtare

    FrontOnline
    01 Nëntor 2020

    Mungesë vizioni për kompromisin që do të çonte në normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve kanë shfaqur Kosova dhe Serbia, edhe në edicionin e sivjetmë të Forumit të Sigurisë në Beograd, i cili përfundoi këtë javë.Krahas temave të tjera, nën sloganin “S’ka Besim – S’ka Paqe”, vëmendje e veçantë i është kushtuar dialogut Kosovë-Serbi, me panelin ku pjesëmarrës ishin kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, raporton KOHA.

    “Kjo ishte hera e parë që përfaqësuesit më të lartë të dy qeverive u takuan në një ngjarje të organizuar në rajon, së bashku me të dërguarin special dhe përfaqësuesin e BE-s dhe SHBA-s. Formate si ky kontribuojnë në ndërtimin e besimit, pa të cilin nuk mund të arrihet paqja e qëndrueshme. Por, fatkeqësisht, ngjarja konfirmoi se ende nuk ka vizion të qartë për kompromis”, ka thënë Marko Savkoviq, drejtor i Programit në BSF.

    Mungesë besimi dhe qëndrime diametralisht të kundërta rreth marrëveshjes finale dhe ligjërisht të obligueshme kanë shfaqur udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë.Derisa Hoti ka përsëritur disa herë se marrëveshja e paqes duhet ta ketë njohjen e ndërsjellë, Vuçiqit i ka penguar kjo duke fajësuar Kosovën se po kushtëzon themelimin e Asociacionit me diçka që nuk është nënshkruar në Bruksel.

    Problem tjetër është theksuar dobësimi i institucioneve demokratike dhe kapja e shtetit, duke përdor si justifikim situatën me pandeminë COVID-19.

    Donika Emini nga Platforma Civikos, e cila ka prezantuar punimin “Promovimi i Stabilitetit dhe Lehtësimi i Kapjes së Shtetit”, ka thënë se Bashkimi Evropian reformat i ka fokusuar vetëm në stabilitet, por jo edhe në forcimin e demokracive të këtyre vendeve.“Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Bashkimin Evropian, duke kërkuar palë e liderë për dialog, kanë minuar rëndësinë e reformave në rajon.

    Në shtetet e Ballkanit, udhëheqësit e elitave politike në pushtet përvetësuan të gjitha institucionet, duke mos lënë vend për opozitën”, ka thënë Emini.Shpopullimi i rajonit, rreziku nga esktremizmi i dhunshëm dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, kanë qenë temat e tjera të diskutuara në forum.Për gjashtë ditë të edicionit jubilar janë mbajtur 24 panele me 92 folës dhe mijëra pjesëmarrës e ndjekës aktivë në internet.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e gjeneralit amerikan në pension, Wesley Clark, i cili dje tha se është i...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim ekipin nga Banka Botërore që udhëhiqej nga Drejtori Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Asad...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë.
    Të tjera
    Vip14 Nëntor 2024
    Diana dhe Arioni janë treguar romantikë gjatë ditës së sotme. Madje situata mes tyre duket sikur u nxeh për një moment, transmeton...
    Sport14 Nëntor 2024
    Selektori Mircea Lucescu dhe futbollisti Vali Mihăilă kanë mbajtur sot konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me Kosovën. Futbollisti i Parmës...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një paralajmërim moti është lëshuar për disa pjesë të Spanjës, ndërsa vendi ende vlerëson dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit. Bëhet...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në aksidentin që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Partia Socialdemokrate (PSD), ka zhvilluar sot një aksion ku ka vendosur mbishkrimin “po pritoj me fol për autostradë” duke iu refuar ministrit...
    Lajme14 Nëntor 2024
    21 vjeçari nga Malisheva, Rilind Thaqi, ka mbetur i vdekur pas një aksidenti tragjik të ndodhur në mesnatën mes të mërkurës dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.