×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Mungesa e vitaminës që bën qindra mijëra të verbërohen çdo vit

    FrontOnline
    07 Janar 2022

    Mungesa e vitaminave është shkaku kryesor i shumë sëmundjeve, kështu që mbajtja nën kontroll duhet të jetë një prioritet shëndetësor.

    Për shkak se trupi ynë prodhon vitamina nga disa lëndë ushqyese, ngrënia e një diete të ekuilibruar mund të mbulojë një spektër të gjerë nevojash shëndetësore.

    Megjithatë, kur trupi privohet nga disa lëndë ushqyese kyçe, funksioni i tij pengohet. Në fakt, disa mangësi mund të jenë aq të dëmshme saqë shikimi mund të humbet përfundimisht.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mungesa e vitaminës A kontribuon në verbëri duke e bërë kornenë shumë të thatë, duke dëmtuar kështu retinën dhe kornenë.

    Hulumtimet tregojnë se nivelet e ulëta të vitaminës A ndërhyjnë jo vetëm në shikim, por janë gjithashtu një shkaktar kryesor i vdekshmërisë së fëmijëve.

    OBSH shpjegon: “Rreth 250 mijë deri në 500 mijë fëmijë që kanë mungesë të vitaminës A verbërohen çdo vit dhe gjysma e tyre vdesin brenda 12 muajve nga humbja e shikimit”.

    Roli i vitaminës A në lidhje me shëndetin e syve është i dokumentuar mirë. Syri kërkon një sërë pigmentesh në mënyrë që retina të funksionojë dhe të perceptojë spektrin e plotë të dritës. Kur nivelet e vitaminës A bien shumë, prodhimi i këtyre pigmenteve pushon, duke shkaktuar verbëri natën.

    Por kornea është një pjesë tjetër e syrit që mbështetet shumë në vitaminën A për ushqim. Në mungesë, sytë thahen herët sepse nuk janë në gjendje të prodhojnë lagështi të mjaftueshme për t’i mbajtur të lubrifikuar. /Telegrafi/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Derisa shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është i një niveli jo të kënaqur, qindra biznese nga Shqipëria janë pozicionuar mirë në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 28 Nëntorit është i shoqëruar nga djali i Hashim Thaçit, Endriti. shihet në një...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Objekti i Kuvendit të Kosovës është veshur sot me ngjyrat e flamurit kombëtar në nder të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Atmosfera...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Shqipëria feston sot një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit, 112 vjetorin e pavarësisë. Tradita kërkon që gjithsecili brenda apo jashtë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Safet Gërxhaliu, ish- kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se është shqetësuese këmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Këmbimi tregtar mes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.