Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuat se që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm është duke u inpektuar kanali i Ibër Lepencit dhe takime të njëpasnjëshme me KRU ” Mitrovica” dhe me zyrtarë të tjerë.
Sipas njoftimit, nga pjesa e Mitrovicës, turbullirat janë nga liqeni i vogël i Pridvoricës.
Po ashtu, kryeshefi ekzekutiv i KRU ”Prishtina”, Sokol Xhafa pati takim edhe me kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me ç’rast, inspektoratet komunale do dalin në terren për të inspektuar në detaje kanalin për t’i eliminuar shkarkimet fushore në kanal.
“Veprimet tona karshi situatës së krijuar, në përmirësimin e gjendjes me turbullirë dhe furnizim janë të pashmangshme”, thuhet në njofitm./FrontOnline/