×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungesa e presidentit, prodhon pasoja për vendin

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2020

    Njohësit e çështjeve politike thonë se mungesa e presidentit do të prodhojë pasoja për vendin si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në politikën e jashtme. Ndërsa partitë politike ende nuk kanë përafrim të qëndrimeve për postin e presidentit të ardhshëm të vendit.

    Mosmarrëveshja e partive politike për çështjen e presidentit do të prodhojë pasoja për vendin, si në funksionimi e brendshëm ashtu edhe në prezantimin e politikave të jashtme. Kështu thonë njohësit e çështjeve politike në Kosovë.

    Arbresha Loxha nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS), thotë se mos zgjedhja e Presidentit mes të tjerash do ta dëmtonte imazhin e Kosovës.

    “Kjo situatë në kuptim të imazhit të vendit, mund të prodhojë pasoja negative në atë se ky shtet ka probleme sistematike në funksionim të pozitave të larta shtetërore, siç është rasti i tanishëm me presidentin”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arbresha Loxha.

    E Visar Xhambazi nga Organizata D4D thotë se mungesa e unitetit për këtë çështje, sjell vështirësi edhe në komunikimin mes institucioneve brenda vendit.

    “Mungesa e pozicionit të presidentit do të jetë një hendikep i madh sidomos në përfaqësimin e brendshëm…Në përfaqësimin brendshëm politik do të dëmtojë baraspeshën mes Kuvendit dhe Zyrës së Presidencës”, deklaroi Visar Xhambazi.

    Pavarësisht kërkesës së qeverisë për mbajtjen e një tryeze për zgjidhjen e çështjes së Presidentit, partitë politike nuk kanë treguar vullnet për këtë gjë. E nëse nuk gjendet një zgjidhje, kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se vendi duhet të përgatitet që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Prof. Dr. Dalip Limanit. Në një postim në Facebook, ai ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Komuna e Istogut ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të ketë rritje të lëvizjeve të trupave dhe automjeteve...
    Lajme11 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka ironizuar Vetëvendosjen dhe deputetin e saj, Mefail Bajqinovcin, përmes një shkrimi...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në një takim në zyrën e tij në Qeveri kryeparlamentaren e re të Shqipërisë, Elisa Spiropali....
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka falënderuar kosovarët që u kanë qëndruar afër në sulmin e 11 shtatorit...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka thënë se ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, nuk po...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se problemi i qenve endacakë në kryeqytet po zgjidhet, teksa ka njoftuar për...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ashtu siç ka ndodhur prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë,  do të vijojë të qëndrojë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.