Toyota ka reduktuar prodhimin në mbarë botën me dhjetëra mijëra makina për shkak të mungesës së gjysmëpërçuesve.
Plani global i prodhimit për muajin qershor është rreth 850,000 automjete, nga të cilat 250,000 janë në Japoni dhe 600,000 jashtë vendit.
Plani mesatar i prodhimit global nga qershori deri në gusht është rreth 850,000 automjete dhe 9.7 milionë në të gjithë periudhën fiskale 2023.
Mungesa e gjysmëpërçuesve, përhapja e Covid 19 dhe faktorë të tjerë kanë penguar prodhimin, tha kompania në një deklaratë.
Për më tepër, gjigandi japonez i makinave njoftoi një pezullim shtesë në linjat e fabrikës vendase për shkak të mungesës së furnizimit të shkaktuar nga bllokimi për shkak të Covid 19 në Shangai.
Pezullimi shtesë do të zgjasë deri në pesë ditë, midis 25 majit dhe 3 qershorit, në 16 linja prodhimi në 10 fabrika./FrontOnline/