Prodhuesi amerikan i superveturave Vector njihet për veturën e tij të parë, W8.
Me një strukturë të pazakontë të motorit V8 me dy turbo dhe një kabinë të ngjashme me aeroplanët luftarak, kjo veturë vodhi zemrat e çdo njeriu që e vështronte.
Por, ajo nuk ishte vetura e vetme e ndërtuar nga Vector.
Kishte edhe një model tjetër M12.
M12 u prodhua ndërsa Vector ishte nën pronësinë e firmës indoneziane, MegaTech, e cila gjithashtu zotëronte Lamborghinin në atë kohë.
Ky model përmbante një motor V12 5.7 litërsh me një transmetim manual me pesë shpejtësi.
Ai u shfaq edhe në kopertinën e revistës Wheels, ndërsa tani po ofrohet për shitje në ankandin Bring a Trailer.
Bëhet e ditur se automjetit i janë bërë një sërë shërbimesh dhe tani është në gjendje të mirë, pra është gati për t’u drejtuar nga kushdo që e fiton ankandin.
Dhe duke qenë i katërti nga vetëm 14 M12 të ndërtuara, kjo është një mundësi jashtëzakonisht e rrallë për të blerë një nga vektorët e paktë të prodhuar. /Telegrafi/