Mundësi i ri, Jon Ramadani, arriti deri në çerekfinale të Kampionatit Evropian U15, që në fundjavë u mbajt në Sofje të Bullgarisë, përcjell FrontOnline.
Ramadani shënoi një fitore ndaj italianit, Marco Murena, ndërsa në çerekfinale u mund nga Zurab Abalaki i Gjeorgjisë, i cili u shpall kampion, kategoria -48 kg.
12-vjeçari nga Kosova garoi edhe në repesazh, por pa arritur të kalojë kundërshtarin Ilia Dvarko të Bjellorusisë.
Ramadani tregoi se ka të ardhme të ndritur./FrontOnline/