Futbollisti nga Kosova, Adrion Pajaziti e ka bërë një hap të madh në karrierën e tij.
18-vjeçari ka nënshkruar kontratë profesionale me Fulhamin, derisa do të aktivizohet me grupmoshën U23 të klubit anglez, shkruan FrontOnline.
I lindur në Londër, Pajaziti synon që në të ardhmen e afërt të ftohet nga skuadra e parë e Fulhamit.
“Të jem i sinqertë, mendoj se hapi im i ardhshëm është të ftohem në skuadrën e parë”, ka thënë Pajziti për faqen zyrtare të klubit anglez.
“Tani jam te grupmosha U23 dhe kam luajtur mirë në këtë nivel”, shtoi ai.
Kurse, nga Akademia e Fulhamit i kanë dhënë lajm të madh edhe Kombëtares së Shqipërisë dhe Përfaqësueses së Kosovës.
“Adrioni ka afëtsi të shkëlqyera kreative dhe është duke u zhvilluar shumë. Prindërit e tij erdhën në Britani të Madhe pas luftës në Ballkan dhe Adrioni mund të luajë për Shqipërinë, Kosovën apo Anglinë”, thuhet në njoftim./FrontOnline/