Deputetje nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku është shprehur se gjendja në sektorin e shëndetësisë, varfëria e qytetarëve dhe padrejtësia me të cilat ballafaqohen ata, kanë qenë motiv që ajo të jetë zëri i qytetarëve, raporton Front Online.
Shkrimi i saj në rrjetin social facebook:
Mjeke së pari, e politikane së dyti, dy profesione që ndërlidhen ngushtë për mua. Pikërisht gjendja në sektorin e shëndetësisë, varfëria e qytetarëve dhe padrejtësia me të cilat ballafaqohen, e që gjatë ushtrimit të profesionit si epidemiologe, mjeke te terrenit, vërehej në çdo hap që bëja, ishte motiv për mua që të bëhem zëri i tyre në Kuvend të Kosovës.