Analisti Armend Muja, ka thënë se Qeveria e re mund të formohet në muajin dhjetor, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Mujës, koalicioni mes LDK’së dhe VV’së është në nivel, edhe në atë teknik dhe në atë të finalizimit.
“Gjërat e vështira e përcaktojnë kahjen, nuk është e pazakontë, nuk mund të konstituohet paralamenti pa certifikimin e rezultateve, por shoh se qeveria mund të formohet me 20-25 dhjetor”, ka thënë ai në Debat Plus.
Muja ka thënë se pakënaqesitë do të fillojnë tash dhe ato do të jenë përshkak të postit të presidentit.
“Pjesa më e vështrië do të filloj tash, kemi me pa paknaqësi brenda LDK’së dhe ajo lidhet me postin e presidentit”, u shpreh ai.