×
  • Lajme
  • Lajme

    Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontratat e negociuara

    FrontOnline
    26 Nëntor 2024

    Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka thënë se opozita është duke drejtuar akuza të pavërteta ndaj Qeverisë Kurti për kontratat njëburimore. Ai ka thënë se këto kontrata nuk janë të paligjshme, dhe se kontrata të tilla realizojnë edhe institucionet tjera të pavarura, komunat dhe ndërmarrjet publike, sipas tij, këto nuk drejtohen nga Qeveria Kurti.

    “Në këtë luftën me çdo mjet ndaj Qeverisë Kurti është bërë një farë propagande për këto kontrata e negociuara, këta opozita po u thonë kontrata një burimore dhe ishte e nevojshme që të korrektohen shifrat sepse ka pasë gënjeshtra kështu të mëdha”, ka thënë Muja.“E para u referohen kontratave të negociuara, këto nuk janë të paligjshme domosdoshmërish, i parasheh ligji, me nenet 34 dhe 35 të Ligjit për Prokurim Publik parashihet që organizatat buxhetore, autoritetet kontraktuese, nëse i plotëson kriteret ligjore nuk është domosdoshmërish e paligjshme, por këta e kanë krijuar përshtypjen sikur ato janë të paligjshme”.

    “Ata thonin se janë kontrata të kafeve dhe rrjedhimisht neve na duhet t’i korrektojmë tash, duhet me i pa gjërat si janë, do të thotë bilanci përfundimtar. Çfarë kanë dashtë të thonë është se çfarëdo kontrate që nënshkruhet në Kosovë, autoritetet publike në Kosovë i nënshkruajnë afro 10 mijë kontrata në vit diku në vlerë të 800 milionë eurove aty nuk janë vetëm qeveria dhe ministritë, por janë edhe qeveria, ministritë, komunat, ndërmarrjet publike qendrore, ndërmarrjet publike lokale, institucionet e pavarura, do të thotë lloj lloj organizatash jo që i përgjigjen qeverisë domosdoshmërish. Edhe kjo është e para të sqarohet, çfarëdo kontrate që është nënshkruar këta ia kanë faturuar Qeverisë Kurti, kanë dashtë t’ia faturojnë Qeverisë Kurti”, ka pohuar Muja./KlanKosova/

    Nga Rubrika
    Lajme26 Nëntor 2024
    E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të lehta, me minimale që zbresin në -1 e -2C. Ditën...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se i është bashkuar thirrjes së deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Procesi i dialogut në Bruksel mes kryenegociatorëve pritet të vazhdojë muajin e ardhshëm. Kjo së paku sipas Klisman Kadiut, këshilltar i zëvendeskryeministrit...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit tëKosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, ka pritur sot...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka njoftuar se ka marr ftesë nga Rrjeti i Biznesit Shqiptar të Diasporës për të festuar me...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me rastin e ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka ftuar të gjithë qytetarët për ta...
    Vip26 Nëntor 2024
    Sezoni i ri i Big Brother i cili do të nisë në dhjetor në ekranin e Top Channel vjen me plot surpriza...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Drejtuesi i Komisionit Kombëtar Demokrat i njoftoi udhëheqësit e Partisë Demokrate të hënën se kjo parti do të zgjedhë pasardhësin e tij...
    Vip26 Nëntor 2024
    Gresa dhe Vullneti kanë shpërthyer ashpër në raport me njëri-tjetrin. Vullneti madje iu drejtua Gresës se ke me mbet tash e tutje,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.